Departamenti i Shtetit: Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për Kosovën për vitin 2021, thekson se qeveria e Serbisë vazhdon të operojë me struktura paralele në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Në raport përmendet se qeveria e Serbisë i përdorë strukturat palalele që të ndikojë te serbët e Kosovës dhe te përfaqësuesit e tyre politikë, raporton Gazeta Express.

“Qeveria e Serbisë ka vazhduar të operojë me strukturat paralele ilegale qeveritare në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti kosovaro-goran. Qeveria serbe i përdorte shpesh këto struktura për të ndikuar në komunitetet serbe dhe kosovaro-gorane dhe te përfaqësuesit politikë të tyre”, thuhet në raportin e DASH.

Tutje raporti përshkruan Listën Serbe si parti shumë e afërt me qeverinë e Serbisë

Kategoritë
LajmeRajoni