Deputeti britanik humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë gjatë takimit me votuesit

Raportohet se një 25-vjeçar “u arrestua shpejt pasi oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes me dyshimin për vrasje, ndësa u gjet edhe një thikë”

Policia britanike konfirmoi se ligjvënësi britanik David Amess humbi jetën pasi u godit me thikë disa herë gjatë takimit me votuesit e tij në Essex, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve, 69 vjeçari Amess, i cili ishte nga Partia Konservatore e Kryeministrit Boris Johnson, u sulmua nga një burrë që hyri në takimin e tij elektoral.

“Ne u thirrëm në një adresë në Eastwood Road North menjëherë pas orës 12.05 sot pasdite”, tha policia e Essex-it në një deklaratë, ku shtohet: “Ne arritëm dhe gjetëm një burrë të plagosur”

Në deklaratë thuhet se Amess u trajtua nga shërbimet e urgjencës, por vdiq në vendngjarje.

Raportohet se një 25-vjeçar “u arrestua shpejt pasi oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes me dyshimin për vrasje, ndësa u gjet edhe një thikë”.

Amess kishte qenë deputet që nga viti 1983 për zonat zgjedhore Basildon dhe Southend West.

Kategoritë
BotaLajme