Deputeti i LVV-së, Armend Muja tregon pse u shkarkua bordi i AKP-së

Armend Muja, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Komisionit parlamentar për Buxhet, në emisionin “Kallxo Përnime” ka treguar pse u shkarkua bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga ana e Kuvendit.

Muja përveçse tregoi se ka qenë në programin qeverisës një gjë e tillë, sipas tij, ka edhe arsye të tjera.

“Pas prezantimit të raportit vjetor e kemi vërejtur që ka pasur disa gjëra të pazakonshme nga ana e bordit të kaluar, që kanë qenë një tendencë që të përmirësohen të gjitha dokumentet legjislative me të cilat ka operuar bordi dhe ka qenë shqetësuese rregullorja për negocim direkt dhe faljen e qirave, po ashtu edhe një mbledhje e tyre kushton 27 mijë euro”, tha Muja.

Në maj të këtij viti, me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkuan bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)

Kategoritë
LajmeVendi