Deputeti shqiptar ia përplasë në sy Vuçiqit: Mund të përballeni me Saranda Bogujevcin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, e ka paralajmëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se në fazën e bisedimeve, mund të përballet me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevcin.

Ai i ka thënë Vuçiqit se, Bogujevcin, e cila është e mbijetuara e masakrës së kryer ndaj familjes së saj, nuk do të mund ta shikojë as në sy.

“Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, citon Kamerin, Gazeta Express.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni