Deputetja e Bundestagut: Për të parandaluar Republikën Srpska në veri, Kosova duhet të punojë me shtetasit serbë

Deputetja e Bundestagut nga radhët e FDP-së, Renata Alt, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi ku ka përmendur edhe për çështjen e Asosacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Alt ka thënë se Kosova tashmë është dakorduar në vitin 2013 për themelimin e Asosacionit të Komunave gjyshmë-autonome për minoritetin serb, marrëveshje kjo e cila është ratifikuar me shumicë votash edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Serbia dhe Kosova tashmë janë dakorduar në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave gjysmë-autonom për minoritetin serb, gjë që është ratifikuar me 2/3 në Parlamentin e Kosovës. Është legjitime të shtrohet pyetje nëse ky model është i favorshëm për legjitimetin e institucioneve të vendit dhe besimit në mes të Komunave”, ka thënë Alt.

Tutje, ajo ka thënë se për të parandaluar një skenar të ngjashëm me atë të Republika Srpska në veriun e Kosovës, do të ishte e rëndësishme për shtetin e Kosovës që të marrë më shumë përgjegjësi për shtetasit e saj serb.

“Për të parandaluar një skenar të ngjashëm me atë në Republika Srpska në veri të Kosovës, do të ishte e rëndësishme për shtetin e Kosovës që të marrë më shumë përgjegjësi për shtetasit e saj serbë, për shembull në fusha të rëndësishme shoqërore, të tilla si shëndetësia dhe arsimi, të cilat aktualisht trajtohen kryesisht nga të ashtuquajturat “struktura paralele”. Nëse Kosova e sheh këtë si një mundësi, gjithashtu mund të jetë në gjendje të negociojë me më shumë komoditet për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në vend të rritjes së tensioneve dhe ndarjeve si pasojë e mungesës së progresit në implementimin e Asociacionit. Lidhjet afatgjata me qeverinë qendrore në Prishtinë do të jenë gjithashtu të rëndësishme në këtë kontekst”, ka thënë Alt.

Deputetja e Bundestagut ka folur edhe rreth mundësisë për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë si një produkt i një marrëvehsje finale mes dy palëve, ku ka thënë se një gjë e tillë duket e pamundur për momentin duke marrë parasysh qëndrimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Alt ka thënë se Kosova duhet të punojë për t’u njohur përfundimisht si shtet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, por që aktualisht as për këtë çështje nuk ka unitet brenda BE-së.

Kategoritë
LajmeVendi