Deputetja e PDK-së: Do të habitesha nëse Donika Gërvalla nuk bën ndonjë skandal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë ditës së hënë në një postim në llogarinë e saj në Twitter ka ngatërruar flamurin e OKB-së më atë të NATO-së.

E për një gjë të tillë ajo ka marrë kritika të shumta.

Por për deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshin, një gjë e tillë nuk është befasuese për të.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se gabimet të tilla për Gërvallen janë bërë rutinë.

“Donika vazhdon të bëjë skandal në vazhdimësi për mu është shumë befasi nëse Donika e bënë një prononcim diku në ndonjë organizatë ndërkombëtare apo në ndonjë takim që është i hapur për publikun që ne si deputetet mund ta shohim apo e bënë një postim dhe nuk bënë ndonjë skandal. Pra tash kjo më është përditshmëri për Donikën”, ka thënë Musliu-Shoshi për Infokus.

Ndryshe, më të marrë kritikat, Gërvalla ka ndryshuar, ministrja e jashtme e Kosovës, largoi postimin me gabime dhe publikoi sërish të njëjtin pa flamujt e OKB-së.

Kategoritë
LajmeVendi