Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj Radio Televizionit të Kosovës në lidhje me një komunikim gjatë transmetimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih ku pjesëmarrëse ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
Kica Xhelili në një postim ka publikuar komunikimin në mes dy personave të cilët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj Ministres së Punëve të Jashtme.
Deputetja ka ftuar RTK-në që të distancohet nga një gjuhë e tillë dhe që një diskutim i tillë të mos tolerohet.