Deputetja ukrainase publikon foto me armë: Mësova si të përdor kallashnikovin

Të gjithë qytetarët që ndodhen në Ukrainë kanë marrë armët në duar për të mbrojtur jetën e tyre kundrejt trupave ushtarake ruse që po sulmojnë nga të gjitha anët.

Në mesin e tyre është edhe deputetja Kira Rudyk, e cila duket se ka bërë përgatitjet e saj. Ajo ka postuar në rrjetin social Twitter, një foto teksa mban një kallashnikov në dorë.

Në postim ajo shkruan se mësoi si të përdorë kallashnikovin dhe se po përgatitet të luftojë.

“Mësova si të përdor kallashnikovin dhe po përgatitem të mbaj armatime. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më shkonte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë. Forca Ukrainë” – shkruan Rudik.

Kategoritë
BotaLajme