Deputetja ukrainase tregon gjerdanin e bërë nga gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko ka shpërndarë në rrjete sociale një video të një gjerdani të bërë nga të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, që e kishte dhuratë nga një koleg.

Ajo ka shkruar se nuk i kishte shkuar në mendje se brenda pak javësh do të përballej me dëshmi të përdhunimit të grave dhe vajzave të Ukrainës.

“Një muaj më parë një koleg në @PACE_Neës ma dha këtë gjerdan të bërë nga të mbijetuarit e përdhunimit të #Kosovës. Nuk dyshoja se brenda pak javësh do të përballesha me dëshmi të tmerrshme të grave dhe vajzave të #Ukrainës të përdhunuara, të abuzuara dhe të ekzekutuara”, ka shkruar ajo.

Kategoritë
BotaLajme