Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në Shqipëri është rreth 38 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 15:00 kanë votuar 37.98 për qind.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 42.31 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 28.36 për qind.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76 për qind ose 732 janë kandidate femra.

Kategoritë
LajmeRajoni