Derisa po rikuperohet nga operacioni, Adriana Matoshi falënderon të gjithë për thirrjet e mesazhet

Aktorja e njohur si dhe deputetja e VV-së Adriana Matoshi, pak ditë më parë u lirua nga spitali pas një ndërhyrje që bëri në kokë.

Ajo ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru, meqenëse njoftoi se iu rikthye tumori pas nëntë vitesh.

Përmes një postimi në InstaStory Adriana Matoshi ka falënderuar të gjithë që po interesohen për shëndetin e saj.

Matoshi tutje tha se më shumë është duke pushuar dhe për këtë është e pamundur që t’i kthejë të gjitha mesazhet.

“Faleminderit që po më shkruani e po më thërrisni me më pyet për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur e duke pushuar, shumë pak në telefon edhe është e pamundur që t’i hap të gjitha mesazhet”, ka thënë Matoshi.

“Ma bëni hallall. E di që po më kupton edhe nga brendësia e shpirtit iu jam mirënjohëse e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”, vazhdoi më tej ajo.

Kategoritë
LajmeVendi