Dëshmi të krimeve të luftës janë gjetur në Ukrainë, thotë raporti fillestar i ekspertëve të OSBE-së

kspertët ndërkombëtarë kanë gjetur prova të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Rusia në Ukrainë, thuhet në një raport fillestar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë (OSBE).

Raporti përmend se ka pasur dështime për të marrë masa paraprake që të shmangen sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, raporton skynews.

Ai gjithashtu përcaktoi se sulmi i 9 marsit në një maternitet në Mariupol ishte kryer nga Rusia dhe autorët e saj, kanë kryer krime lufte. Rusia ka mohuar se qëndron pas sulmit dhe ka fajësuar Ukrainën.

OSBE tha se një sulm me bombë në teatrin e dramës së Mariupolit, në të cilin zyrtarët ukrainas thonë se deri në 300 njerëz mund të jenë vrarë, ishte gjithashtu një krim lufte.

“Misioni nuk është në gjendje të konkludojë nëse sulmi rus në Ukrainë në vetvete mund të kualifikohet si një sulm i përhapur ose sistematik i drejtuar kundër një popullsie civile”, thuhet në raport.

“Megjithatë mendon se disa modele të akteve të dhunshme që shkelin IHRL [ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut], të cilat janë dokumentuar në mënyrë të përsëritur gjatë konfliktit, të tilla, si vrasja në shënjestër, zhdukja me forcë ose rrëmbimet e civilëve… ka të ngjarë të përmbushin këtë kualifikim”.

“Çdo akt i këtij lloji i kryer si pjesë e një sulmi dhe me paramendim, atëherë do të përbënte një krim kundër njerëzimit”.Ai tha se kishte gjetur disa prova të “shkeljeve” nga Ukraina, si në trajtimin e të burgosurve të luftës, por se shkeljet e Rusisë ishin “shumë më të mëdha në natyrë dhe shkallë”. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme