“Dëshmitë për përgjimin e presidentit të Serbisë janë dorëzuar në prokurori”

“Janë dorëzuar të gjitha provat përmes së cilave u shpjegua roli i saj si dhe roli i të gjithë anëtarëve të tjerë të MPB-së që morën pjesë në përgjimin e paligjshëm të presidentit Vuçiç”, tha Vulin.

Hetimi për rolin e ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hrkaloviç në përgjimin e paligjshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe anëtarëve të familjes së tij ka përfunduar dhe të gjitha provat i janë dorëzuar Zyrës së prokurorit kompetent, tha ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

“Janë dorëzuar të gjitha provat përmes së cilave u shpjegua roli i saj si dhe roli i të gjithë anëtarëve të tjerë të MPB-së që morën pjesë në përgjimin e paligjshëm të presidentit Vuçiç dhe anëtarëve të familjes së tij”, tha Vulin për Radiotelevizionin e Serbisë.

Duke folur për hetimin kundër Veljko Belivuk dhe të dyshuarve tjerë që kryen krimet më të rënda si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, ministri Vulin deklaroi se hetimi po zgjerohet, policia po gjen informacione të reja çdo ditë dhe se priten arrestime të reja.

Kategoritë
LajmeRajoni