Dëshpirimi i deçanasit që nuk arriti t’ia dhuronte veshkën 19-vjeçares

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se djali që kishte shprehur gatishmërinë për t’ia dhuruar veshkën 19-vjeçarës e cila ndërroi jetë pak më parë, është i mërzitur dhe i dëshpëruar që nuk ka arritur të ia shpëtonte jetën.

19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë po priste rezultatet e transplantit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

“Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ka thënë se e takova dhe fola me Valin sot pas vdekjes se Nazlijes, ishte i dëshpëruar e tejet i merzitur qe nuk mundi te ja shpetoj jetën.

“Ngushëllime familjes!Lajm i dhimbshëm”, shkruan Ramosaj.

Kategoritë
LajmeVendi