Dështojnë përpjekjet për formimin e qeverisë në Bullgari

Forcat tjera në Parlament akuzojnë ish-kryeministrin Borisov dhe partinë e tij për formimin e një qeverie autoritare dhe për bashkëpunim me “botën e krimit” në periudhën kur kanë qenë në pushtet.

Përpjekjet për formimin e qeverisë nga partia “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Bojko Borisov kanë dështuar.

Deputeti Daniel Mitov, ish-ministri i Jashtëm i vendit dhe kandidati për kryeministër i paraqitur nga partia, i dorëzoi presidentit Rumen Radev mandatin që kishte marrë për formimin e kabinetit qeveritar.

Mitov njoftoi se partia GERB e cila me 63 vende ka grupin e dytë më të madh në Parlamentin bullgar me 240 vende, nuk ka mundur të gjejë mbështetje nga forcat e tjera politike dhe se për këtë arsye ka bërë dorëzimin e këtij mandati.

Forcat tjera në Parlament akuzojnë ish-kryeministrin Borisov dhe partinë e tij për formimin e një qeverie autoritare dhe për bashkëpunim me “botën e krimit” në periudhën kur kanë qenë në pushtet.

Po ashtu në përpjekjet për formimin e qeverisë dështuan edhe nga partia “Ka Një Popull të Tillë” (ITN) e cila me 65 vende ka grupin më të madh në Parlamentin e formuar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të përgjithshme që u mbajtën më 11 korrik në vend.

Sipas kushtetutës, presidenti Radev duke bërë edhe një përpjekje të fundit për formimin e qeverisë, ai duhet t’i japë mandatin njërës prej 4 forcave tjera politike në Parlament.

Nëse formohet qeveria është e nevojshme që ajo për të siguruar votëbesimin, duhet të marrë mbështetjen e 121 nga 240 deputetët e Parlamentit.

Vëzhguesit politikë duke marrë në konsideratë mosmarrëveshjet ndërmjet 6 forcave në Parlament, mendojnë se është e madhe mundësia që vendi së shpejti të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Kategoritë
LajmeRajoni