Detaje nga ikja e Zukorliçit: u ndje keq duke mbajtur ligjëratë

Muamer ef. Zukorliç, ish-kreu i Bashkësisë Islame në Serbi, ndërroi jetë krejt papritmaz në Novi Pazar, në Universitetin Ndërkombëtar te i cili ishte themelues.

Siç shkruajnë mediat serbe, Zukorliç është ndjerë keq teksa ka qenë duke mbajtur një ligjëratë për studentët.

Edhe pse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje, reagimi ka qenë fatkeqësisht pa sukses.

Sipas të njëjtit burim, vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ai udhëhoqi me sukses Bashkësinë Islame në Serbi për plot nëntëmbëdhjetë vjet. Pos kësaj, ai ishte dhe një personalitet me ndikim të fortë publik. Provoi dhe sfidat politike, duke u bërë dhe deputet i parlamentit serb.

Ai konsideohej si kolona e Islamit në Serbi. /tesheshi.com/  

Kategoritë
LajmeRajoni