Detaje nga Policia për vrasjen e 30 vjeçarit në Kaçanik

Policia Rajonale e Ferizajt sot, në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka
ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar.

Vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje .

Kategoritë
LajmeVendi