Dhjetëra kolonë izraelitë hynë në xhaminë Al-Aksa

Departamenti i Vakëfit Islam i cili mbikëqyr vendet e shenjta në Kuds tha se rreth 80 kolonë hynë në kompleks përmes Portës Al-Mugharbah nën mbrojtjen e policisë Izraelite

Dhjetëra kolonë izraelitë për të dytën ditë me radhë pas një pauze prej tri javësh hynë sot në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar

Departamenti i Vakëfit Islam i udhëhequr nga Jordania, i cili mbikëqyr vendet e shenjta në Kuds tha se rreth 80 kolonë hynë në kompleks përmes Portës Al-Mugharbah nën mbrojtjen e policisë Izraelite.

Deklarata, megjithatë, nuk raportoi për ndonjë përplasje midis forcave izraelite dhe besimtarëve palestinezë.

Të dielën, shumë kolonë izraelitë vizituan vendin nën mbrojtjen e policisë për herë të parë pas tri javësh.

Tensionet u përshkallëzuan në të gjitha territoret palestineze që nga muaji i kaluar lidhur me një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds në favor të grupeve të kolonëve. Situata u përshkallëzua pasi forcat izraelite bastisën xhaminë Al-Aksa dhe sulmuan besimtarët brenda.

Tensionet u përhapën në Rripin e Gazës, me Izraelin që filloi sulmet ajrore duke shkaktuar vdekjen e 248 palestinezëve, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra si dhe duke plagosur më shumë se 1.900 të tjerë. Autoritetet shëndetësore në Bregun Perëndimor konfirmuan se 31 po ashtu u vranë në territorin e pushtuar, gjithsej 279 në të gjithë territoret palestineze.

Dymbëdhjetë izraelitë humbën jetën po ashtu nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës. Luftimet, më të ashprat në vite, u ndalën të premten me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet