Dhjetëra serbë mblidhen për të festuar Vidovdanin, policia dhe KFOR-i në vend të ngjarjes

Forcat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it po përkujdesen për sigurinë dhe respektimin e rendit nga dhjetëra serb që janë mbledhur sot në Obiliq, raporton Gazeta Express.

Dhjetëra serbë të Kosovës janë mbledhur sot për të festuar Vidovdanin në Gazimestan.

Për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit po përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës e të KFOR-it.

Policia po i kontrollon të gjithë personat që po hyjnë në oborrin e objektit kulturor, derisa, më herët është raportuar se janë shkaktuar edhe kolona të gjata./Express/

Kategoritë
LajmeVendi