Dhjetëra të arrestuar pas protestave në mbështetje të Navalny në të gjithë Rusinë

Dhjetëra njerëz janë ndaluar ndërsa policia në Rusi po përpiqet t’i japë fund protestave në të gjithë vendin që shpërthyen pas burgosjes së politikanit të opozitës Alexei Navalny.

Policia po tenton të parandalojë edhe organizmin e grupeve të mbështetësve të Navalny në Moskë duke iu paraprirë protestave.

Navalny, kritiku më i madh i presidentit Vladimir Putin, bëri thirrje për protesta pas arrestimit të tij fundjavën e kaluar.

Ai u arrestua menjëherë pas rikthimit në Moskë pasi kishte qëndruar në Berlin ku ishte duke u rikuperuar nga një sulm pothuajse fatal i agjentit nervor gushtin e kaluar.

Me t’u kthyer, ai u mor menjëherë në paraburgim dhe u shpall fajtor për shkeljen e masës së lirimit me kusht. Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij të protestojnë.

Disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny, duke përfshirë një zëdhënëse, janë arrestuar gjithashtu gjatë protestave të së shtunës, raporton BBC.

Para protestave, autoritetet ruse kishin premtuar një goditje të ashpër, me policinë duke thënë se çdo demonstratë dhe provokim i paautorizuar do të “shtypet menjëherë”.

Kategoritë
BotaLajme