Dhunë në shkollë, dhunë në shtëpi: Kosovarët të prirur të masin forcën me grushta

Nuk janë të rralla rastet e dhunës fizike në Kosovë, dhe aspak çudi nuk është as vendi ku ushtrohet kjo dukuri, një institucion tejet i rëndësishëm siç është shkolla. Në raportin e policisë poashtu, nuk ka ditë që nuk raportohet për dhunë në familje, kryesisht nga burrat e familjes, të cilët ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve të tyre, por edhe anasjelltas, gjë e cila është me të vërtetë është shqetësuese për shoqërinë tonë, shkruan Gazeta Metro.

“Dhuna tek fëmijët sjellë fëmijë të dhunshëm”

Në Kosovë sipas raportit të policisë çdo vit rriten rastet e dhunës tek fëmijët. Në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë bëjnë të ditur vetëm gjatë periudhes Janar- Maj 2021 në këtë qendër janë strehuar njëzetë fëmijë viktima (in)direkte të dhunës në familje, duke mos harruar se rastet e dhunës së raportuar nuk janë reale, pasi që rastet e dhunës në familje kundër fëmijëve dhe grave janë edhe më të mëdha, por se ato nuk raportohen.

Ramadani shtoi se situata me pandeminë nuk mund të mendojmë që është e kaluar dhe e përfunduar.

“Asnjë vend në botë nuk e ka shpallur që pandemia ka kaluar, edhe në ato vende ku vaksinimi ka arrit në 40 -50%. Vendi ynë është në situatë që të bëjë vaksinimin e masës, dhe deri sa kjo të arrihet në një përqindje mbi 65%, dhe mendoj që këtë përqindje nuk mund ta arrijmë para muajit tetor apo nëntor, e kur vaksinimi arrin shkallën e imunizimit të qytetarëve atëherë mund të jemi të sigurt që pandemia është në ulje dhe plotësisht e kontrolluar”, theksoi Ramadani.

Infektologu shtoi se ne duhet të vazhdojmë të jemi ende shumë të kujdesshëm, tashmë kur po vazhdojnë të paraqiten edhe variante të reja të virusit COVID-19.

“Tash kemi edhe variante të ndryshme që po paraqiten në vazhdimësi, dhe ky është element që ne duhet të jemi ende të kujdesshëm, dhe që vaksinimi duhet të jetë masiv sa më shumë dhe sa më shpejtë, dhe masat që janë përdorur deri tash duhet të vazhdojnë sikurse vazhdojnë edhe në vendet tjera”, u shpreh Ramadani.

Dje, gjatë ditës një grua nga Gjakova ka raportuar në polici burrin e saj i cili vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike mbi të, mirëpo i njëjti është liruar nga policia.

“Me 02.06.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Dhuna nuk mungon as nëpër shkolla, fëmijët rrahen me njëri -tjetrin, por keqtrajtohen edhe nga mësuesit dhe drejtorët e shkollave.

Të martën një i mitur ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës  Ilmi Shala. Rasti ka ndodhur të  rreth orës 11:10, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija” në Suharekë. Sipas familjarëve të tij, djali i tyre është keqtrajtuar edhe më parë, madje siç u shpreh edhe gjyshja e tij, ai është “rrahur me shqelma”.

Ndryshe siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës.

“Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Mirëpo, nuk mungojnë asa rastet e bullizmit, e as rrahjet e therrjet me thika nëpër oborret e shkollave në Kosovë.

Dje, në një shkollë në Prishtinë, dy nxënës kanë sulmuar dy të tjerë me thikë pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.  Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtjur”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

 

Kategoritë
LajmeVendi