Dialogu, Murtezaj: Çdo gjë që shkon përtej pakos së Ahtisarit do të jetë dëmtuese për Kosovës

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, ka thënë takimet e fundit të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mattheë Palmer, me liderët e politikës kosovare, vëjnë në pah rëndësinë e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd nga perspektiva amerikane.

Murtezaj në Info Magazine të Klan Kosovës ka theksuar se problematika kryesore sa i përket dialogut është qasja destruktive nga ana e shtetit serb.

“Marrëdhëniet e SHBA-së përveç partneriteti janë dhe miqësore. Takimet vënë në pah rëndësinë e procesit të dialogut nga perspektiva amerikane. Dialogu, gjithmonë ka qenë një proces kompleks, por ka qenë angazhim evropian-amerikan, sado që atë e rolin kryesor me organizmin e takimeve, e ka pasë BE-ja. Por, prapë amerikanët do të jenë pjesë e kësaj, nuk e di a do të jenë në tavolinë, sipas stilit të njëjtë, por do të jetë një projekt i përbashkët”.

“Modalitetet e përfaqësimit dhe kontributit në dialog janë të ndryshme mund të mjaftojnë edhe zyrtaret aktual që merren me çështjen e Kosovës, gjithashtu mund të ketë edhe ndonjë emisar special nga SHBA-ja, por varet si e projektojnë ata”.

“Mendoj se çështja kryesore problematike është tek qasja desruktive e Serbisë, dhe pamjaftueshmëria e presionit të BE-së tek Serbia”, ka thënë Murtezaj.

Murtezaj ka theksuar se Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset sa i përket raportit me Serbinë edhe gjatë procesit të dialogut por edhe përpara shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset edhe përgjatë procesit të dialogut por edhe përpara shpalljes se Pavarësisë. Gabimi më i madh mund të ndodh nëse nga pala e Kosovës e injorojnë të kaluarën. Ajo çfarë mund të ofrohet është brenda përbrenda këtyre modaliteteve që Kosova tani më i ka bërë si kompromise duhet të gjenden modalitete që mund t’i përshtaten ndonjë zhvillimi kohor brenda këtyre vjetëve të fundit. Të gjitha duhet të jenë brenda për brenda Kushtetutës së Kosovë dhe Pakos së Ahtisarit. Çdo gjë që shkon përtej pakos së Ahtisarit do të jetë dëmtuese për shtetin e Kosovës”.

“Ne nuk duhet t’i tërheqim paralelet e njëjta ndërmjet pozicionit të Kosovë dhe Serbisë, ky shtet akoma nuk e ka bërë hapin e parë, hapin elementar kërkim faljen ndaj Kosovës, e lëre më gjërat tjera. Prandaj, çka mund të bëhet tani mund të shkohet në zbatim të marrëveshjeve që janë bërë dhe konform respektimit të rregullave dhe ligjeve të Kosovës, sepse ashtu thuhet në ato dokumente të nënshkruara deri tani”.

Kategoritë
LajmeVendi