Dialogu në Bruksel, Behgjet Pacolli pret që të përmbyllet shpejt me njohjen nga Serbia

Kosova dhe Serbia përmes delegacioneve të tyre sot dhe nesër do të zhvillojë takime në Bruksel. Këto takime do të bëhen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sot pritet që delegacionet e të dyja shteteve të zhvillojnë takime me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ekipin e tij, ndërkaq më 8 shtator do të zhvillohet një takim ndërmjet dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e bllokut evropian.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pret që të palët të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Sot dhe nesër, do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Ka shumë çështje urgjente që duhet të diskutohen dhe unë pres që të gjendet gjuhë e përbashkët për të lëvizur përpara”, tha Lajçak.

Front Online ka kontaktuar ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës se si e sheh vazhdimin e dialogut në këtë fazë.

Ai ka thënë se e përkrah dialogun pasi nuk kemi alternativë tjetër.

“Dialogu është i pa alternativë”, ka thënë ai për Front Online.

Pacolli më tutje është shprehur i bindur se dialogu do të përfundojë me njohje dhe se Kosovës do t’i hapet perspektiva zhvillimore.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe te përmbyllet shpejtë me njohjen nga Serbia. Unë jam i bindur që dialogu do te ketë sukses dhe Kosovës do t’i hapet perspektiva zhvillimore”, u shpreh Pacolli.

Takimi i fundit në nivelin e lartë është zhvilluar më 19 korrik, ku u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq por ai nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kategoritë
LajmeVendi