Digjet autobusi me udhëtarë në Vlorë

Një autobus me udhëtarë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Autobusi i udhëtarëve të linjës brenda qytetit ka marrë flakë në afërsi të shkollës “Halim Xhelo.”

Raportohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije në motor. Në momentin e zjarrit autobusi ishte me njerëz, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i autobusit ka arritur që t’i zbresë pasagjerët me shpejtësi.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të autobusit.

Kategoritë
LajmeRajoni