Digjet spitali në Tetovë, ka viktima

Tragjedi në Tetovë. Mbrëmjen e sotme u përfshi nga flakët spitali COVID në qytetin e Tetovës në Maqedoni duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.

Mediat dhe institucionet në Maqedoni ende nuk kanë dhënë shifër zyrtare të viktimave, ndërsa shumë pacientë kanë pësuar djegie nga flakët e zjarrit.

Nga pamjet shihet se spitali është shkrumbuar tërësisht. Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të qëndrojnë ekipet e zjarrfikësve, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministri Ilir Hasani, por edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Dhimbja është shumë e madhe, cilado të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe nga kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi.

Kategoritë
LajmeRajoni