Disa nga problemet me të cilat përballen të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë

  1. Niveli parashkollor: orari tejet i shkurtë në shkollat publike dhe ngarkesa me librat me shkronja dhe numra.

  2. Nuveli i ulët: shumica e klasëve nëpër qytete me 35 deri ne mbi 40 nxënës. Çfarë cilësie të mësimit mund të prisni kështu?
  3. Niveli i.mesëm i ulët: problemi me nr. e madh të nxënësve bëhet edhe më i madh;
  • me shumë mësimdhënës që dështojnë të menaxhojnë orën mësimore dhe aso që shkojnë në punë veç sa për ta marrë një pagë. (Asjëherë nuk them se të gjithë mësimdhënësit janë kështu . Ka edhe të atillë, të cilët lum shkolla që i ka).
  • me prindër që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shkollën, edhe atëherë kur shkolla është gati të ndihmojë fëmijët që në këtë fazë nisin të shfaqin sjellje devijante. Të këtillët nxënës dhe prindër behën pengesë e madhe për grupin tjetër që synon të arrijë dije e edukim.

4. Niveli i mesëm i lartë: numërohen në gishta shkollat që ofrojnē nivel të kënaqshëm të shkollimit. Të tjerat në baza ditore përballen me sjelljen joadekoate të nxënësve dhe stafit shkollor

  • me rrezikun e çdo ditshëm të devijimit të nxënësve, të cilëve iu ofrohet drogë në oborr të shkollës
  • me mësimdhënës që nuk mund t’ua largojnë telefonat nga dora nxënësve që luajnë tik-tok në orë të mësimit.
  • me incidente që drejtorët e shkollave nuk i paraqesin në sistemin e MASHT-it, sepse “po i del.zani i zi shkollës”…

5. Arsimi i lartë (universitar):

  • me probleme dhe shkelje që nisin që nga punësimi dhe avansimi i stafit akademik, e deri te pranimi dhe diplomimi i jo pak studentëve që nuk meritojnë të mbajnë diplomë universitare. Ministria e Arsimit dhe drejtorët e rinjë komunal duhet te merren më seriozisht me këto probleme dhe shumë të tjera që nuk i përmenda sot.
Kategoritë
LajmeTë ndryshme