Disa njerëz në tubimin e Putinit thonë se u është bërë presion që të marrin pjesë

Më herët sot, presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve, të grumbulluar në stadiumin Luzhniki të Moskës, në një tubim që festonte tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Shumë persona në hyrje të tubimit në Kremlin i thanë BBC-së se punonin në sektorin publik dhe se punëdhënësit e tyre i kishin bërë presion për të marrë pjesë.

Një burrë që punon në metronë e Moskës  tha se ai dhe punonjësit e tjerë ishin detyruar të merrnin pjesë në tubim.

“Unë do të jem këtu për një kohë dhe pastaj do të largohem… Mendoj se shumica e njerëzve këtu nuk e mbështesin luftën. Unë jo,” tha ai.

Shumë njerëz nuk donin të filmoheshin ose t’u përgjigjeshin pyetjeve.

Studentët thanë se u ishte dhënë mundësia e një dite pushimi nga leksionet nëse merrnin pjesë në një koncert.

Disa nga studentët nuk e dinin as që ngjarja ishte dedikuar pjesërisht për të mbështetur luftën në Ukrainë.

Pati pa dyshim disa njerëz të pranishëm që e mbështesin me të vërtetë Presidentin Putin dhe “operacionin special ushtarak në Ukrainë”, siç preferon ta quajë Kremlini.

Kategoritë
BotaLajme