Djegia e flamujve serbë në Tiranë, deklarohet Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka thënë se është e papranueshme përdhosja e simboleve pasi dje në Tiranë disa persona kanë djegur flamuj të Serbisë me rastin e vizitës së Vuçiqit në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Vuçiq ka folur nga Tirana për Radio Televizionin e Serbisë duke thënë se Shqipëria ka reaguar me seriozitet pas djegies së flamujve të Serbisë.

“E di se shumica e njerëzve janë të interesuar që ta dinë se çka do të them për djegien e flamujve por ne duhet ta shikojmë të ardhmen dhe ta kuptojmë kur ata inatosen kur djegin flamujt dhe kjo ka ndodhur para ardhjes së Edi Ramës në Serbi. S’dua të hy në çështjet e tyre të brendshme të partive por sigurisht se është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar shpejt, me seriozitet dhe përgjegjshmëri dhe kjo është puna e jonë gjithashtu”, tha Vuçiq.

Dje policia e Shqipërisë ka arrestuar 8 persona për djegien e flamujve të Serbisë në Tiranë me rastin e vizitë së presidentit Vuçiq në Shqipëri në kuadër të Samitit “Open Balkan”.

Dy persona janë dërguar në mbajtje ndërsa gjashtë të tjerë janë liruar dhe janë duke u hetuar.

Kategoritë
LajmeRajoni