‘Do të ketë shumë’, Escobar paralajmëron sanksione të reja në vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dje ka paralajmëruar se do të ketë edhe më shumë shpallje personash non-grata për liderë të korruptuar, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Metro.


I pyetur specifikisht për Shqipërinë, Escobar ka thënë se s’do të flas përpara se të ndërmerren sanksionet.

“Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai

I pyetur se pse ka kaq shumë shqiptarë në listën e zezë të SHBA, Escobar tha se, “jo! Në fakt, do të shihni më shumë! Por në fakt, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit, apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ky paralajmërim i Escobar vjen pak ditës pas sanksioneve të SHBA’së të vendosura për kokat e krimit të organizuar në veri, Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoicic.

Kategoritë
BotaLajme