Dodik: Nuk do të lejojmë që ushtria të bëhet myslimane

Anëtari i Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, pas takimit me të dërguarin amerikan Gabriel Escobar, ka deklaruar se takimi ka qenë korrekt, derisa njoftimet për konflikt ai i ka quajtur të pabaza.

“Ata që kanë bërë thirrje për luftë, e kanë mundësinë të sqarohen me zotëri Escobarin”, tha Dodik i cili theksoi se ka ftuar diplomatin amerikan të intervenoj kundër kujto që “luan me armë”, transmeton Telegrafi.

Dodik potencoi se e ka njoftuar Escobarin me qëllimet e tij sa i përket opsioneve politike për përgatitjen e dokumenteve për tërheqjen e pëlqimit dhe legjislacionin e tij do ta përgatisë gjatë një periudhe gjashtëmujore.

“Duke marrë parasysh se kuotat për Forcat e Armatosura të parapara për kroatët e serbët nuk mund të plotësohen, pasi nuk duan të jenë pjesë e asaj ushtrie, qëndrimi ynë është që numri i ushtarëve të zvogëlohet pasi nuk duam që ushtria të jetë myslimane”, shtoi Dodik.

“Po na akuzojmë se po shkelim marrëveshjen e Dejtonit, në thjesht po e mbrojmë”, tha ndër tjera Dodik.

Kategoritë
LajmeRajoni