Dodik refuzon të fotografohet me delegacionin amerikan (Video)

Samantha Power, administratore e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, mbërriti në Presidencën e BiH për një takim me Zheljko Komshiq, Shefik Xhaferovic dhe Milorad Dodik. Ajo shoqërohej nga ambasadori amerikan Eric Nelson. Dodik nuk pranoi të bënte foto me ta dhe shkoi në tavolinë vetëm pas përshëndetjes.

Protokolli është që anëtarët e Presidencës së BH-së të fotografohen me të ftuarit para flamujve të BeH-së dhe më pas të mbajnë një takim por Dodik nuk e pranoi këtë

Kjo shihet në videon e parë të dërguar mediaven ga Zyra e Shtypit e këtij institucioni dhe më pas është dërguar një version i përpunuar ku nuk shihet ky akt.

 

Kategoritë
LajmeRajoni