Dokumentar për gurët monumental të varrezave mesjetare në Bosnjë e Hercegovinë

Historia e gurëve monumental të varrezave mesjetare (stecak) të cilët ndodhen në zona të ndryshme të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) është bërë dokumentar.

Historia e gurëve monumental të varrezave mesjetare (stecak) të cilët ndodhen në zona të ndryshme të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) është bërë dokumentar, raporton Anadolu Agency (AA).

Dokumentari i emërtuar “shkrimtari Stecak i ri” me regji të Dragan Stanimirovic, u paraqit për shikuesit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar i cili këtë vit zhvillohet për të katërtin vit në Bosnjë e Hercegovinë nga Al Jazeera Balkans.

Në dokumentar përmendet rëndësia e stecak nëpërmjet gurëve monumental modern të varreve që ka bërë skulptori boshnjak Adis Fejzic i cili ringjall traditën e stecak-s të përfshirë në histori rreth pesë shekuj më parë. Po ashtu në këtë dokumentar ndiqen fazat e ndërtimit të një guri monumental të varreve që është përgatitur me kërkesën e boshnjakëve të vendosur në Danimarkë gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995).

Në një deklaratë për AA, Stanimirovic bëri të ditur se dokumentari u zbulua si një vepër plotësisht rastësore dhe tha se “Çdo gjë filloi kur shikova vendosjen përpara Parlamentit të Australisë të një prej gurëve monumental modern të varreve të bërë nga Fejzic”.

“Edhe pse u përpoqa të kontaktoj me Fejzic, dështova për arsyen se skulptori boshnjak nuk përdor median sociale”, shpjegoi Stanimirovic i cili tha se “Pesë vite më vonë, dëgjova që Fejzic kishte filluar të ndërtonte një gur të ri të varrezave në Sarajevë. Këtë herë po përgatitej me kërkesë të boshnjakëve në vend me rastin e 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Danimarkës me Bosnjë e Hercegovinën”.

“Më në fund me skulptorin u krijua kontakti dhe filloi përgatitja e dokumentarit”, tha Stanimirovic i cili shtoi se për shkak të problemeve shëndetësore të Fejzic xhirimet për pak do të mbeteshin përgjysëm.

“Mjekët i thanë Adis se duhej të pushonte të paktën për 6 muaj. Punimet për stecak-un që kishte filluar nuk do të mund të përfundonin më 25 nëntor. Por, megjithatë arriti ta përfundojë me ndihmën e studentëve të universitetit dhe të skulptorëve”, tha ai.

Gurët stecak, Fejzic i sheh si monumente kulturore të pashembullta të BeH-së dhe jo si gurë të zakonshëm varresh, tha Stanimirovic duke shtuar se “Ai, ashtu sikurse arkeologët dhe ekspertët e tjerë mbron idenë se secila prej 100 mijë stecak që kanë mbijetuar në ditët tona është i ndryshëm nga të tjerët”.

Stanimirovic tërhoqi vëmendjen se shteti nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e stecak-ut dhe se gurët e varreve në fjalë janë mbrojtur nga vullnetarët dhe popullata vendase ku ato janë gjetur.

Duke vënë në dukje se ka ndryshuar mendime rreth stecak-ut pas xhirimit të dokumentarit, Stanimirovic tha: “Stecak janë gurë të kaluarës dhe të ardhmes. Unë mendoj se janë edhe simbol i takimeve po aq sa janë edhe simbol i të kaluarës”.

“Simbolet mbi Stecak mbartin histori të thella të historisë tonë”

Producenti i filmave, Almir Berkovac vuri në dukje se edhe dokumentaret janë filma që shpjegojnë vetveten. “Dokumentaret janë të gjalla, nuk e dini se me çfarë do të përballeni që nga momenti që filloni të xhironi. Ndoshta kjo është ajo që e bën speciale filmin dokumentar”.

Duke shpjeguar se në fillim e parashikuan se xhirimet do të zgjasin një apo dy ditë, Berkovac tha se “Në fund vizituam të gjithë BeH-në, madje vizituam edhe Danimarkën dhe Australinë”.

“Njerëzit mendojnë se kanë informacion rreth stecak-ut por kur fillojnë t’i studiojnë e kuptojnë se sa çështje komplekse është”, potencoi Berkovac duke shtuar se janë përpjekur që filmi të jetë tërheqës edhe nga pikëpamja edukuese dhe pamore.

“Një nga qëllimet tona në realizimin e filmit ishte të përcjellim historitë mbi këto gurë varri, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Simbolet mbi Stecak mbartin histori të thella rreth historisë tonë”, tha Berkovac.

Në festivalin AJB DOC ku Anadolu Agency (AA) është partner global i komunikimit, për shikuesit do të paraqiten gjithsej 23 dokumentarë nga vendet e rajonit dhe pjesë të ndryshme të botës, 11 prej të cilëve do të jenë në kategorinë e konkursit.

Në kuadër të festivalit i cili këtë vit zhvillohet nën sloganin “Challenge” (sfidë), në pjesën e garës AJB DOC do të jepen 3 çmime përfshirë “Çmimin Kryesor AJB DOC”, “Çmimin Program AJB” dhe “Çmimin e Shikuesit”.

Kategoritë
LajmeRajoni