Donnarumma: Dua të luaj deri në moshën 40-vjeçare, “Topi i Artë ëndrra ime

Gigio Donnarumma është një nga portierët më të talentuar në planet, edhe pse është vetëm 22 vjeç. Titullari i Italisë, i cili u largua nga Milani dhe sezonin e ardhshëm do e shohim te PSG, ka ëndrra të mëdha.

Në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të Red Bull, Donnarumma flet rreth situatës së tij dhe dëshirave e objektivave, duke theksuar se shpreson të qëndrojë mes shtyllave sa më gjatë.

Shpresoj të luaj sa më gjatë të jetë e mundur, dua të luaj deri në moshën 40-vjeçare. Futbolli është pasioni im i madh. Objektivi im është të fitoj sa më shumë trofe të mundshme, sidomos me kombëtaren italiane.

Ëndrra e madhe është fitimi i ‘Topit të Artë’. Do të jap gjithçka nga vetja për t’ia dalë, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Çdo ditë te jepet mundësia të mësosh gjëra të reja.

Gjithmonë kam qenë i bindur që puna e madhe do shpërblehet një ditë. U bënë 6 vite që luaj në Serie A, sigurisht që tani më respektojnë më shumë se më parë.

Portieri duhet të komandojë mbrojtjen, e ndjej që shokët e skuadrës ma dëgjojnë fjalën. Është detyra e ne portierëve të transmetojmë siguri tek ekipi“, theksoi Donnarumma.

Kategoritë
LajmeSport