Dramë në Zagreb, Lirim Kastratit i bie të fikët në fushë, kosovari tremb Dinamon

Lojtarit Kosovar, Lirim Kastrati i ra të fikët në fushë në Kroaci. Në ndeshjen e djeshme ku Dinamo e Zagrebit arriti të triumfojë 1-0 ndaj Goricas në kampionatin kroat falë një autogoli të ish-mbrojtësit të Tiranës, Albi Doka ka ndodhur diçka e pazakontë.

Mesfushori kosovar, Lirim Kastrati në përfundim të ndeshjes është shtrirë përtokë si pasojë e rënies së imunitetit nga nxehtësia e madhe dhe uljes së nivelit të sheqerit.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e mjekëve ku shkuan për ta përmendur yllin kosovar. Sipas mediave kroate, Kastrati është shtrirë përtokë për shkak të vapës së madhe dhe rënies së sheqerit. Burimet e mediave kroate pohojnë se gjithçka është mirë me sulmuesin kosovar dhe se ai u ndje i dobët në mes të përpjekjeve për të mposhtur nxehtësinë e madhe.

Kastrati nuk do të luajë për Dinamon javën e ardhshme në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspolit pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe atij nuk i është lëshuar viza.

Kategoritë
Sport