Drejtori i “Barileva Turist”: Autobusi i prishur është zëvendësuar, udhëtarët po vazhdojnë rrugën

Naser Januzi, drejtor i kompanisë së autobusëve “Barileva Turist” ka thënë se autobusi me udhëtarë nga Kosova që ishte prishur afër Budapestit, është zëvendësuar me automjetin tjetër të tyre.

“Vonesa ka ndodhur për shkak të pritjeve të gjata nëpër pikat kufitare si në Hungari ashtu edhe në Merdare. Autobusi ka pasur një defekt për shkak se i ka rënë të qëndrojë ndezur në një vend mbi dhjetë orë. Ka pasë një çrregullim të elektronikës”.

“Ai është zëvendësuar pas tre orësh. Udhëtarët janë duke vazhduar rrugën drejt Gjermanisë. Autobusin e prishur e kemi rregulluar dhe tash është duke u kthyer drejt Kosovës” .

Kategoritë
LajmeVendi