Drejtori Prizrenas që nuk ka orar të punës, punon më shumë se 8 orë në ditë dhe vikendeve, sukseset nuk mungojnë!

Janë bërë një vit kur e ka pranuar detyrën në pozitën e Drejtorit të Inspektorateve, derisa sukseset nuk i kanë munguar përgjatë kësaj kohe.

Edon Muçaj, para një viti ishte emëruar Drejtor i Inspektorateve nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Muçaj është veçuar për transparencë në pozitën e drejtorit, duke u shndërruar në dorë të hekurt për ata që kanë shkelur ligjin dhe janë përgjegjësi të drejtorisë që ai e udhëheq.

Përtej kësaj, ai përgjatë kohës sa ka qenë drejtor, asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për çështje të tij personale.

“Të nderuar qytetarë të Prizrenit, bashkaktivist dhe të dashur familjarë! Sot bëhen një vit prej kur mora besimin e Kryetarit Haskuka dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që të jem i emëruar politik në Drejtorinë e Inspektorateve.

Sot edhe kjo e shtunë më gjeti në zyren time ashtu siç shumica e të shtunave të këtij viti, i ardhur dhe i ikur nga puna me veturë personale dhe pa e shfrytëzuar as edhe për të vetmin çast për nevojat e mia personale veturën zyrtare. Pa meditje për orët e vona të punës, pa shpenzime tjera dhe me 10% të pagës sime donacion në forma të ndryshme! Me rreth 80% të pagës të shpenzuar në qytetin tonë!

Në një drejtori të ndjeshme me problematika të shumta i rezistova shumë presioneve por mbi të gjitha ruajta nderin tim dhe të familjes sime duke shijuar vetëm hallallin!

A kam bërë sa duhet? Jo! Stafin e drejtorisë e gjeta duke u përballur me virusin Corona e për pasojë mbi gjysma e stafit u infektua në periudha të ndryshme por mbi të gjitha bëmë të pamundurën për të i luftuar dukuritë negative të qytetit tonë. Asnjërit nuk i jam hakmarrur as që më ka shkuar në mendje, kam menduar tre herë para se të veproj e kur kam vepruar jam mbështetur në ligjet e shtetit tonë! Mesatarisht kam pritur tre qytetarë në ditë për të dëgjuar hallet e tyre e të cilëve jam munduar të i gjej zgjidhje!

I kërkoj falje familjes sime e në veçanti Lisit tim për kohën që nuk munda të ja kushtoj gjatë këtij viti por mendoj që me angazhimin tim Lisi dhe shokët e tij do të kenë një jetë më të mirë!

Ju faleminderit!

Më poshtë gjeni linkun për:

Raportit i punës për vitin 2020

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/03/Raporti-1-vjecar-Drejtoria-e-Inspektoratit.pdf?fbclid=IwAR31kDOv6RK3G9tCd7Z7x-bOHPhh2cvhM9-4N6B174Vh8YJBOSNBS1d87rw

dhe Raporti i punës për gjashtë mujorin e parë 2021

https://drive.google.com/file/d/1SkIM8uGHz3GdioOATfFYWCxXxOgCUk1U/view?fbclid=IwAR2KPsGfFu0Exi0YcJaKwhCFgP6ZIENVQCHTYNaSHQsoYJnzmUPdCPPpXXM“, ka thënë Muçaj./04Online

Kategoritë
LajmeVendi