Drita fiton derbin ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqyetet.

Skuadra e Nuhiut ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin e ngushtë 0:1.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Marko Simonovski me kokë, pas asistimit të Arbnor Mujës.

Prishtina kishte raste të shumta për të barazuar rezultatin me Otto John, Endrit Krasniqin e Kryeziun, por nuk ia dolën të mposhtin portierin Faton Maloku.

Drita me këtë fitore ka 31 pikë në vendin e tretë – kurse Prishtina ndodhet në vendin e pestë me 24 pikë.

Kategoritë
Sport