Drita në finale të Kupës së Kosovës, pa telashe ndaj Ramiz Sadikut

Drita është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në futboll.

‘Intelektualët’ kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, pas një fitore me rezultat të përgjithshëm 5:2 ndaj Ramiz Sadikut.

Drita luajti baras sot në kryeqytet, kur në stadiumin e Ramiz Sadikut pranoi dy gola dhe shënoi dy.

Armend Misini shënoi për 1:0 nga pika e bardhë e penalltisë, kurse Granit Musa dyfishoi epërsinë e Ramiz Sadikut përmes një kundërsulmi të shpejtë.

Qetësinë për Dritën e siguroi Ardit Tahiri, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 86′. Kurse me golin e Almir Kryeziut në minutën e 90+2′ u vulos rezultati final i takimit, 2:2, dhe ai i përgjithshëm 5:2.

Gjithsesi, kjo fitore nuk mjaftoi, pasi gjilanasit kishin fituar 3:0 në ndeshjen e parë dhe ajo fitore mjaftoi për t’i çuar në gjysmëfinale.

Drita përballet me skuadrën fituese nga çifti Prishtina – Llapi.

Kategoritë
Sport