Mjetet ajrore luftarake pa pilot të prodhuar nga Turqia me kapacitete vendore dhe kombëtare, “Bayraktar-TB2”, do të shfaqen në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Bayraktar TB2 u pa në rrugët e Kievit gjatë provave ushtarake para ditës së pavarësisë.
Këta dronë, që janë krenaria e industrisë së brendshme të mbrojtjes së Turqisë, këtë herë u ndoqën me admirim në Ukrainë.
Provat e fundit të paradës ushtarake u mbajtën në kryeqytetin Kiev për Ditën e Pavarësisë, e cila do të festohet më 24 gusht.
Instituti Shtetëror i Kërkimeve të Ukrainës vlerësoi aftësinë luftarake të Bayraktar TB2 si “të shkëlqyeshme” në testet që bënë 3 javë më parë.
Gjithashtu u theksua se Bayraktar TB2 ka një nivel të lartë të performancës në luftën elektronike në një shkallë globale.
Administrata e Kievit përdori gjithashtu Bayraktar TB2 në stërvitjen e NATO -s “Sea Breeze 2021” në Detin e Zi.