Droni turk “Aksungur” kryen mbi 1.000 orë fluturim

Koha e fluturimit të mjeteve ajrore pa pilot tip “Aksungur”, të prodhuar nga inxhinierët dhe teknikët e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) i ka tejkaluar 1000 orë në terren.

Kompania TUSAŞ raportoi se dronët “Aksungur” janë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe përdoren si për qëllime luftarake ashtu edhe për zbulim.

Droni është zhvilluar brenda një kohe të shkurtër, 18 muaj, duke përdorur si bazë platformën e dronit “ANKA”. Droni ka kapacitet të lartë për të bartur ngarkesa të dobishme.

Aksungur” është projektuar si një dron sulmues shumë-funkional, me kapacitet për të realizuar misione të ndryshme si: inteligjencë, vëzhgim, zbulim dhe patrullim në det.

Falë sistemit të komunikimit satelitor SATCOM, droni “Aksungur” ka një gamë të gjerë aftësish operacionale dhe mund të veprojë edhe jashtë vijës së shikimit.

Fluturimi i parë i dronit “Aksungur” u krye në vitin 2019. Përdorimi aktiv i dronit goditës filloi në tremujorin e dytë të 2021.

Deri më sot në këtë dron janë integruar 3 kamera të ndryshme EOIR, dy sisteme të ndryshme për komunikim satelitor SATCOM, komplet për drejtimin e municionit me rreze lazer “Teber-81/82” të klasës 500 lb, komplet krahësh për drejtimin e municionit “KGK-82”, motor prodhim vendor tip PD170.

Kategoritë
BotaLajme