‘Dua të vras veten’: Ushtarët rusë tregojnë si u përdorën për të luftuar në Ukrainë

Gjithçka që dua të bëjë është të vras veten, mami dhe babi, ju dua”, këto janë fjalët e një ushtari rus me zë që i dridhej nga frika e luftës, një luftë të cilën nuk e zgjodhi.

‘Askush nuk na ka sulmuar dhe nuk e kuptojë se çfarë kërkon Rusia nga kjo luftë”, ka thënë një tjetër ushtar rus teksa po fliste me njerëzit e tij të dashur.

Këto janë vetëm disa prej ushtarëve që janë kapur nga autoritetet ukrainase.

Ushtarët rusë nga burgjet ukrainase kanë dëshmuar se nuk ia kishin idenë se do të dërgoheshin në luftë.

“Na dërguan si mish për top, po vrasim njerëz paqësor”, treguan ata.

Një nga ushtarët rus i kërkoi Kievit dhe Moskës që të evakuoheshin fëmijët nga zonat e luftës, ndërsa tregoi se “askush nuk e dëshiron këtë luftë’.

Një i burgosur shpërtheu në lot dhe u filmua duke fshirë sytë, pasi një grua i tha nga telefoni ‘Të dua”.

Shumë trupa ruse pretenduan se besonin se po kryenin stërvitje në rajonet kufitare dhe nuk e dinin se po dërgoheshin për të pushtuar Ukrainën.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2022/03/02/8700404547884465473/636x382_MP4_8700404547884465473.mp4?_=2

Kategoritë
BotaLajme