Dubai/ Rekord botëror, ka vaksinuar 100% të popullatës

Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë vendi i parë në botë, që ka vaksinuar 100% të popullatës që plotëson kriteret për tu vaksinuar kundër Covid-19.

“100% e njerëzve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftoi në një komunikatë për shtyp  Ministria e Shëndetësisë.

Në total janë bërë pothuajse 22 milionë doza të vaksinës Covid-19, me “100% e popullsisë që ka marrë një dozë” dhe “90.18%” është ” imunizuar plotësisht “, tha ministria në një deklaratë të premten.

Në këtë vend me rreth 10 milionë banorë, shumica dërrmuese e të cilëve janë punëtorë të huaj, vaksinat kundër Covid-19 bëhen që në moshën 3- vjeçare .
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë raportuar gjithsej 741,000 raste të Covid-19 dhe 2,145 vdekje, që nga fillimi i pandemisë.

Kategoritë
BotaLajme