Dukanovic mandaton Abazovicin për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë i jep liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazovic, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka konfirmuar vet Dukanovic me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që Dritan Abazoviqit t’i jepet mandatari për formimin e qeverisë.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin.

“Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që Dritan Abazoviqit t’i jepet mandatari për formimin e qeverisë”, ka shkruar Dukanovic.

Propozimi i është dërguar nënkryetarit të Kuvendit, Strahinja Bulajic.

Me 4 shkurt të këtij viti, Parlamenti malazez kishte votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së shtetit malazez të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.

Për shkarkimin e Krivokapiq kishin votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë.

Kategoritë
LajmeRajoni