Dy futbollistë ukrainas kanë humbur jetën nga sulmet ruse

Martynenko humbi jetën gjatë sulmit me bombë nga forcat ruse në banesën ku jetonte, ndërsa Sapylo, i cili ishte bashkuar me njësitë e rezistencës, humbi jetën në një sulm pranë Kievit.

Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) njoftoi se futbollistët ukrainas Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko humbën jetën për shkak të sulmeve të Rusisë.

Në njoftimin e organizatës në twitter thuhet se 21-vjeçari Sapylo, i cili luante në ekipin e të rinjve të Karpaty Lviv, si dhe 25-vjeçari Martynenko, lojtar i Gostomel-it, kanë humbur jetën gjatë luftës Rusi-Ukrainë.

Në njoftimin, ku janë shënuar viktimat e para në komunitetin e futbollit, janë shprehur ngushëllimet për familjet, miqtë dhe tifozët e futbollistëve ukrainas.

Sipas lajmeve në mediat ukrainase, Martynenko humbi jetën gjatë sulmit me bombë nga forcat ruse në banesën ku jetonte, ndërsa Sapylo, i cili ishte bashkuar me njësitë e rezistencës, humbi jetën në një sulm pranë Kievit.

Kategoritë
BotaLajme