Dy persona në Angli infektohen me virusin “Lassa”, i ngjashëm me Ebolën

Dy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin “Lassa” në Angli, derisa një rast tjetër i cili mund të jetë po ashtu i infektuar me këtë virus është duke u trajtuar në spital, shkruan The Sun

Virusi Lassa transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me ushqime dhe objekte të kontaminuara.

Simptomat e këtij virusi janë : Temperatura e lartë, diare, vjedhje, dhimje të kokës dhe fytit dhe dhimbje të trupit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 80 për qind e personave të infektuar me këtë virus nuk kanë asnjë simptomë.

Ky virus është në të njëjtën familje si Ebola, por jo aq vdekjeprurës apo infektiv, mirëpo edhe ky është bërë endemik në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, të cilat mund të jenë edhe fatale.

Rastet janë nga e njëjta familje derisa rreziku për infektim i qytetarëve tjerë me këtë virus është i vogël.

Kategoritë
BotaLajme