Dy të arrestuar për prerje ilegale të pyjeve në Bajshe të Istogut

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi janë kapur duke prerë drurë ilegalisht në zonën e Bjeshkës Bajshe Istog.

Policia ka ndaluar automjetin kamion i tipit Mercedes, me targa vendore, ku pas verifikimit nga zyrtarët policorë është konstatuar se në automjet ka drurë teknikë breu pa dokumentacione përkatëse.

Të dyshuarit N.Z. (1989) dhe V.H. (1982), shtetas kosovarë, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Ndërsa sasia e drurëve është konfiskuar.

Po sot, në zonën e bjeshkës së Radushës, Policia ka ndaluar një automjet tjetër-kamionetë e tipit Mercedes, po ashtu me targa vendore, ku gjatë kontrollit ka rezultuar se ka të ngarkuar drurë teknikë breu, pa dokumentacione përkatëse.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar edhe rasti për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari po ashtu ndalohet për 48 orë. Po ashtu masa drurore prej 8.50 metra kub është sekuestruar”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Kategoritë
LajmeVendi