Dy të rinj sulmojnë taksistin në Prizren, ia vjedhin telefonin dhe 60 euro

Dy të rinj kanë sulmuar fizikisht një taksist për t’ia grabitur telefonin dhe 60 euro para të gatshme.

Siç njofton policia përmes raportit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke transportuar taxi dy të rinjë, të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin grabitur telefonin dhe rreth 60 euro para të gatshme. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Kategoritë
LajmeVendi