Dy të vdekur pas granatimeve ruse në Kharkiv

Dy persona kanë vdekur pas granatimeve ruse të hënën në qarkun Osnovyansky, në qytetin ukrainas Kharkiv, raporton BBC.

Zëdhënësi i prokurorisë së Kharkivit, Dmitry Chubenko, ka thënë se është hapur rast penal pasi një burrë dhe një grua vdiqën, duke shtuar se bomba ruse ka rënë në një fushë të lojave në afërsi të një kompleksi banimi.

Ushtria ruse ka goditur disa komplekse shëndetësore në Kharkiv, tha kryetari Igor Terekhov për mediumet lokale. Ai ka shtuar se është shkatërruar edhe një spital i gjinekologjisë.

“Tash jemi duke transferuar gratë, që janë afër të lindin, në komplekse tjera shëndetësore”, tha Terekhov

 

Kategoritë
BotaLajme