Dyqanet “pajetë” të Gazës pas armëpushimit

Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Palestinës, shitësit e dyqaneve për herë të parë dolën të shtunën për të parë lokalet e tyre në rrugën kryesore në Gaza.

Rruga “Omar al-Mukhatar”,  në të cilën kishte dyqane të rrobave dhe të ushqimit, tani është e mbushur me gërmadha të objekteve që janë shkatërruar nga sulmet ajrore të Izraelit.

“Ne me të vërtetë nuk e prisnim këtë shumë të dëmit. Vetëm Zoti na e kompensoftë”, ka thënë Ashour Subeih, pronar i një dyqani rrobash për fëmijë.

Në luftimet mes dy shteteve u hodhën qindra raketa, të vdekur mbetën 250 persona shumica prej tyre palestinezë.

Kategoritë
BotaLajme