Dyshohet se e kreu një vrasje vitin e kaluar në Mitrovicë, vetë-dorëzohet në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme (8 prill) në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetëdorëzuar i dyshuari F.V 29 vjeçar, i cili kohë më parë ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “ Vrasje e rëndë” e cila kishte ndodhur me 10 korrik të 2021.

Në njoftim tregohet se në ketë ngjarje, përveç viktimës D.D 49 vjeçar i cili kishte vdekur nga plagët e marra nga një armë zjarri, ishte plagosur edhe një tjetër person, shkruan lajmi.net.

“Në orët e mesditës së sotme të datës 08 prill 2022, në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetdorëzuar i dyshuarit F. V., 29 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër” thuhet në njoftim.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Mitrovicë, 08 prill 2022

Në orët e mesditës së sotme të datës 08 prill 2022, në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetdorëzuar i dyshuarit F. V., 29 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kategoritë
LajmeVendi